Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj – Klinë pasditen e sotme i ka lënë të lënduar gjashtë persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se në aksident u përfshinë dy automjete.
“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, tha ai.
Zahiti tha se “të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”.
Ai tha se ” njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”.









