Atalanta rikthehet te fitorja, shanse reale për Europën. Lazio merr 3 pikë të arta në transfertën ndaj Bologna-s (video)

Pas fitores së Como 5-0 ndaj Pisa në sfidën e mesditë, kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të radhës në Serie A, të vlefshme për javën e 30-të.

Në “Bergamo”, Atalanta rikthehet te fitorja pas tri javësh, duke mposhtur 1-0 Veronën, falë golit të Davide Zappacosta në pjesën e parë. Anësori shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pas kësaj fitoreje, Atalanta rikthehet në garë për një vend për në Conference ose Europa League, duke u renditur momentalisht në vendin e shtatë. Verona në rënie të lirë drejt Serie B, pasi mban vendin e 19-të me 18 pikë.

Lazio ka marrë fitoren e tretë rresht, pasi mposhti 0-2 Bologna-n në transfertën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, falë dopietës së Kenneth Taylor. Kur rezultati ishte 0-0, vendasit humbën shansin e artë për të kaluar në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë, por Riccardo Orsolini gaboi. Lazio renditet në vendin e tetë, Bologna në vendin e nëntë.

SHIKOGOLAT

The post Atalanta rikthehet te fitorja, shanse reale për Europën. Lazio merr 3 pikë të arta në transfertën ndaj Bologna-s (video) appeared first on Telesport.