Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.

Këtë për Klan Kosovën e ka bërë të ditur Brigada e Zjarrfikësve Gjakovë, e cila tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin në kohë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij dhe shmangies së rrezikut për qytetarët dhe pronën përreth”, thuhet në njoftim.

Kjo Brigadë njoftoi gjithashtu se janë shkaktuar dëme materiale./Klankosova.tv