37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me dëme materiale.

 

 

 

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 654 gjoba trafiku.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 16 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.