Një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi ka tentuar të udhëtojë drejt Berlinit me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Sipas policisë, i dyshuari ka paraqitur një pasaportë dhe një letërnjoftim të një shteti tjetër, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.










