Vëllau vret vëllanë në Klinë, Haradinaj reagon për ish-bashkëluftëtarin e tij

Deputeti, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen e rëndë në Klinë ku vëllau dyshohet se ka vrarë vëllanë.

Haradinaj ka bërë të ditur se viktima është Faruk Isufi.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta”, ka shkruar Haradinaj

“Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë. Faruku u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.