Real Madrid bën gati 3 shitjet e para pas Botërorit, plani është të përfitohen 150 mln euro

Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë verës së ardhshme, ku nuk do të ketë vetëm afrime “big”, por edhe disa largime të bujshme. “OK Diario” zbulon se drejtuesit e Real Madrid kanë planifikuar tre shitjet e para që do të bëjnë në verë, pas Botërorit.

Bëhet fjalë për Eduardo Camavinga, Brahim Diaz dhe Andriy Lunin. Nga këto tre shitje, Real Madrid pret të përfitojë rreth 150 milionë euro, shifër e nevojshme për të bërë nënshkrimet e reja.

Arseyja pse klubi madrilen ka vendosur që këto shitje të bëhen pas Kupës së Botës është për faktin që shpreson të rritet vlera e Camavinga dhe Brahim Diaz, duke shpresuar në paraqitjet e tyre pozitive me kombëtaret respektive.

The post Real Madrid bën gati 3 shitjet e para pas Botërorit, plani është të përfitohen 150 mln euro appeared first on Telesport.