Bayern Munich ka fituar 4-0 ndaj Union Berlin, sfidë e vlefshme për javën e 27-të në Bundesligë. Bavarezët shënuan dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Në minutën e 43-të ishte Michael Olise që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit magjik të Leon Goretzka.
Në minutën e 45+1 ishte Serge Gnabry që dyfishoi shifrat me një goditje të bukur brenda zonës, pas një aksioni të gjatë. Në fillim të pjesës së dytë, ishte i zakonshmi Harry Kane që shënoi golin e tretë, pas asistit të Konrad Laimer. Në minutën e 67-të, Serge Gnabry vulos dopietën e tij dhe golin e katërt për Bayern.
Në minutën e 87-të, në vend të Leon Goretzka futet 16-vjeçari shqiptar, Erblin Osmani, i cili përfaqëson Gjermaninë dhe konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe. Bayern fiton 4-0 dhe mban vendin e parë në renditje me 70 pikë.
Leverkusen ka zhgënjyer sërish duke barazuar 3-3 në transfertën ndaj vendit të fundit, Heidenheim, dhe mban vendin e gjashtë me 46 pikë, duke rrezikuar shumë të mbetet jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm.
The post Bayern Munich me fitore bindëse, debuton edhe 16-vjeçari shqiptar. Leverkusen ngec ndaj vendit të fundit (video) appeared first on Telesport.










