Pas fitores në mesjavë 4-0 ndaj Galatasaray-it dhe kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League, pritej që Liverpool të rikthehej në rrugën e fitores edhe në Premier League, por nuk ka ndodhur kështu.
Të kuqtë janë mposhtur 2-1 në transfertën ndaj Brighton, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League. Protagonisti kryesor i takimit ishte Danny Welbeck, ish-sulmuesi i Manchester United, me dy gola të shënuar, nga një në secilën pjesë.
Në minutën e 14-të, Welbeck shënoi me kokë duke zhbllokuar takimin. Në minutën e 30-të, Liverpool barazoi shifrat me Milos Kerkez, i cili u tregua i vëmendshëm pas një topi të kthyer mbrapsht gabimi nga mbrojtësi i Brighton, Dunk. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në minutën e 56-të, ishte sërish Danny Wlebeck që dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin Brighon. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Brighton fiton 2-1 dhe renditet në vendin e tetë. Liverpool mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, duke rrezikuar shumë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
The post Liverpool rrezikon të mbetet jashtë Champions-it, një-ish i Man. United “djeg” të kuqtë (video) appeared first on Telesport.









