Londrimi jep lajmin e madh, së shpejti vjen me projekte të reja (VIDEO)

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjen e projekteve të reja muzikore.

Në emisionin “Kosova Today”, Londrimi po ashtu deklaroi se të dielën do e ketë performancën e parë që nga pas daljes nga Big Brother.

“Duke marr parasysh që bash në ditën e Bajramit unë nuk jam me familjarët e mi, si krejt qysh e bojnë, jam jashtë shtetit për punë, do të thotë që unë veç kam filluar me përgatit gjëra të bukura, dhe me i sjell publikut risi”, tha Londrimi në Klan Kosova.