Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit.
Në redaksinë e Klan Kosovës kanë arritur fotografi nga ky moment në xhaminë Osmani R.A. në Prizren.
Madje imami në plisin e tij mban simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dërguesi i fotografive e ka quajtur këtë moment si “jo vetëm falje, por një dëshmi e identitetit tonë: rrënjët, vlerat dhe uniteti që na mbajnë të fortë si shoqëri”.











