“Rusia kundër Kosovës dhe Ballkanit”, çka thotë dokumenti mbi 30 faqësh i CIA-s? (VIDEO)

Në edicionin e sotëm të emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova është diskutuar dokumenti I publikuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë këtu edhe CIA-n.

Në raportin që ui shpalos edhe në Komitetin e Inteligjencës së Senatit amerikan, përmendet edhe Kosova.

Republika ballkanike, paraqitet edhe më tej në rrezik serioz nga ndërhyrjet e Rusisë. Rreth dokumentit dhe përmbajtjes së tij ka folur në detaje, gazetari Besnik Tahiri, njofton Klankosova.tv.

“Raporti është shumë i detajuar, është i të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane. Është publikuar dje si  plotë, i ka më shumë se 30 faqe. Është diskutuar edhe në Senatin amerikan si i tillë, mirëpo theksi vendoset se ku janë rreziqet”.

“Ballkani Perëndimor, Kosova në këtë rast, poashtu Bosnja dhe Hercegovina përmenden si dy shtete ku Rusia mund të ketë dhe do të vazhdojë që të ketë ndikimin e saj për me bë trazira, mos me lënë rajonin e Ballkanit në paqe. Kjo përmes satelitit kryesor që e ka Rusia në Ballkanin Perëndimor, por edhe Evropë që është Serbia”, tha Tahiri.