Dita e premte në Pejë çeli më ndryshe në Pejë.
Atje, besimtarët myslimanë qysh në orët e para të mëngjesit u nisën për në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” për të falur namazin e Fitër Bajramit, transmeton Klankosova.tv.
Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë u mblodhën një numër i madh besimtarësh i të gjitha moshave.
Programi nisi me faljen e sabahut dhe u pasua nga interpretime ilahish nga ilahisti Egzon Ibrahimi me grupin e tij, që shtuan emocionin dhe solemnitetin e kësaj dite të shenjtë.
Në ligjëratat e mbajtura, u theksua rëndësia e falënderimit ndaj Zotit pas përfundimit të muajit të Ramazanit, si dhe roli udhëzues i Kuranit në jetën e besimtarëve.
Para faljes së namazit të Bajramit, u lexuan pjesë nga Kurani, duke rikujtuar vlerat shpirtërore dhe sakrificën e agjërimit.
Pas ceremonisë, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale, duke ndarë momente gëzimi, afërsie dhe solidariteti.
Klan Kosova u përkujdes që ngjarja të transmetohet drejtpërdrejt për publikun, duke përcjellë atmosferën festive tek të gjithë shikuesit.










