Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Me këtë rast, Abdixhiku, përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, uroi edhe një herë të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke shprehur dëshirën që lutjet, agjërimi dhe përkushtimi i tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar, transmeton Klankosova.tv.
Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë e ruajtjes, kultivimit dhe mbrojtjes së vlerave që kjo periudhë dhe kjo festë i bartin me vete, si solidariteti me njëri-tjetrin, mbështetja për ata që janë në nevojë dhe forcimi i unitetit qytetar në Kosovë.










