Ekziston një statistikë që duhet marrë më shumë në konsideratë kur flitet për Rafael Leão. Aktualisht është golashënuesi më i mirë sezonal i Milanit, me 10 gola gjithsej, mes kampionatit (9) dhe Kupës Italiane (1), barazim me Pulisic, që ka 8 gola në Serie A dhe 2 në Kupë, por me dy penallti më pak. Megjithatë, statistika të tjera nuk e favorizojnë numrin 10 kuqezi në vlerësimin kolektiv.
Sulmi – Milani me Leaon në fushë prodhon mesatarisht 1.70 xG (gola të pritur) për ndeshje, kundrejt 2.16 pa të. Konteksti ka rëndësi: 5 nga 7 ndeshjet pa të kanë qenë ndaj kundërshtarëve të nivelit mesatar dhe të ulët, ndaj xG më i lartë është normal. Diferenca (-0.46) lidhet më shumë me kalendarin sesa me ndikimin e tij real.
Mbrojtja – Me Leaon në fushë, Milani pëson mesatarisht 1.32 xGA, pa të vetëm 0.45. Diferenca (+0.872) është e madhe, por ndikohet edhe nga fakti që ai luan kundër skuadrave të mëdha si Napoli, Inter apo Roma. Gjithsesi, ekziston edhe një aspekt taktik: me Leaon në fushë, Milani lejon rreth 4 goditje më shumë për ndeshje, çka sugjeron një ekuilibër më të brishtë mbrojtës për shkak të rolit të tij ofensiv.
The post Një statistikë pro Leaos, dy të tjera (shumë të rëndësishme) ku nuk e ndihmon Milanin appeared first on Telesport.










