Barcelona është e vendosur të mos aplikojë klauzolën e blerjes së kartonit të sulmuesit anglez Marcus Rasford. Në vend të kësaj, katalanasit do të kërkojnë të rinegociojnë me Manchester United huazimin e lojtarit edhe për një sezon tjetër, lajm që konfirmohet nga “Daily Mail“.
Rashford përfundoi një huazim sezonal te Barcelona verën e kaluar në një marrëveshje që përfshinte një opsion blerjeje me vlerë rreth 26 milionë euro. Barcelona shpreson se mund të arrijë një marrëveshje për një huazim të dytë, për ta mbajtur Rashford në klub deri në vitin 2027.
Ndërsa 29-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 13 herë në 38 paraqitje për Barcelonën këtë sezon, ai e ka gjetur veten duke luajtur si zëvendësues pas Raphinha. Ai nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit në Champions League dhe që nga fillimi i vitit ka luajtur si titullar vetëm 2 herë në La Liga.
The post Barcelona ndryshon strategji për Rashford, gati të negociojë me Manchester United për të zgjatur huazimin appeared first on Telesport.










