“Edhe sikur të luante me një këmbë, Neymar është ende MË I MIRË se shumica e lojtarëve brazilianë sot. Nuk më pëlqen më ta shoh kombëtaren si më parë, Neymar duhet të jetë me ekipin në Botëror”, – deklaroi Ronaldinho, duke ndezur një debat të madh rreth gjendjes së Brazilit dhe rolit të Neymar.
Deklaratat vijnë në një moment kritik. Neymar është lënë jashtë grumbullimit të fundit nga trajneri Carlo Ancelotti për shkak të formës fizike jo optimale, pas një dëmtimi serioz në gju. Megjithatë, sulmuesi i Santosit mbetet rekordmen absolut i Brazilit me 79 gola dhe një figurë qendrore historike e “Seleção”.
Situata ka krijuar ndarje: nga njëra anë trajneri Ancelotti kërkon lojtarë 100% gati për Botërorin 2026, nga ana tjetër legjenda si Ronaldinho insistojnë se cilësia e Neymarit është e pazëvendësueshme. Me Botërorin 2026 që afrohet dhe dyshime mbi rikthimin e tij në kombëtare, një gjë është e qartë: debati për Neymar nuk është thjesht sportiv, por edhe emocional në Brazil.
Vetë Neymarka thënë së fundi: “Dua të shkoj në Kupën e Botës, kjo më frymëzon mua. Unë mendoj se mund ta NDIHMOJ ekipin kombëtar brazilian. Unë mund ta ndihmoj në çdo mënyrë. I njoh cilësitë që posedoj dhe e di FUQINË që kam në fushë”.
The post Ronaldinho kundër Ancelottit: Edhe me një këmbë, Neymar duhet të jetë në Botëror appeared first on Telesport.










