Një burrë i paidentifikuar i ka vendosur flakën vetes sot para kalimtarëve në Parkun Ellipse në Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë, thanë zyrtarët.
Departamenti i Zjarrfikësve në Uashington konfirmoi për CNBC se një pacient me djegie ishte transportuar nga Parku Elips.
Zëdhënësi i Shërbimit sekret të SHBA, Jeffrey Adams tha se sigurimi në Shtëpinë e Bardhë “ka reaguar brenda sekondës”.
Sipas Adams, një burrë u transportua në spital dhe zyrtarët ende nuk kanë informacion për shëndetin e tij.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidle tha se nuk dëshiron të komentojë ngjarjen.
https://youtu.be/jA5UMNxLQgM