Chelsea e konsideron Enzo Fernandez jo në shitje dhe trajneri Liam Rosenior këmbëngul se mesfushori argjentinas është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit pavarësisht komenteve për të ardhmen e tij.
Me argjentinasin nën kontratë deri në vitin 2032, Chelsea do të merrte në konsideratë vetëm një ofertë të jashtëzakonshme për Fernandez. Ai ishte kapiten të martën kundër PSG në Champions League dhe për të ardhmen e tij tha: “Nuk e di”.
Burime nga Chelsea besojnë se komentet e së martës në mbrëmje u bënë në gjaknxehtësinë e momentit, pas një humbjeje demoralizuese. Duke folur përpara përballjes me Everton, trajneri Liam Rosenior tha: “Pata një bisedë të shkëlqyer me Enzo, jo vetëm për komentet e tij, por edhe për mënyrën se si ndihet, si mund të përmirësohemi si ekip”.
“Ai është një nga kapitenët e ekipit dhe ajo që do të them është se ai e bëri shumë të qartë se sa i lumtur është këtu në këtë klub, sa shumë dëshiron të fitojë dhe sa i apasionuar është që ne të kemi sukses”, komentoi Rosenior.
“Ai tha gjithashtu se fjalët e tij janë keqinterpretuar. Për mua, ai është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij grupi dhe për të fituar këtu në këtë klub futbolli“, tha Rosenior.
The post Rosenior nuk lejon kampionin e botës të largohet: Është 100% i përkushtuar ndaj Chelsea appeared first on Telesport.










