Real Madrid ndërron mendje, gati rinovimi surprizë. 33-vjeçari nuk do të largohet në qershor

Edhe pse i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, Antonio Rudiger nuk do të largohet nga Real Madrid. Mediet spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e klubit madrilen dhe mbrojtësi gjerman kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.

Përvoja, lidershipi dhe shpirti garues i Rüdiger konsiderohen thelbësore, ndaj dhe 33-vjeçari gjerman ka besimin e potë të drejtuesve të klubit për të vazhduar bashkëpunimin.

Pavarësisht moshës së tij, Rudiger ka treguar një nivel të lartë në fushë, që padyshim ka qenë një faktor kyç në vendimin e klubit për ta mbajtur atë. Ndryshe nga Rudiger, tre nga mbrojtësit e tjerë të Real Madrid: Ferland Mendy, David Alaba dhe Fran Garcia, do të largohen në fund të këtij sezoni.

The post Real Madrid ndërron mendje, gati rinovimi surprizë. 33-vjeçari nuk do të largohet në qershor appeared first on Telesport.