Zgjedhje e Allgerit, Milan gjen qendërmbrojtësin që i mungon te rivalët e Serie A. 25 vjeç dhe kushton 30 milionë euro

Qendërmbrojtësi i Lazio-s, Mario Gila, është emri i parë në listën e Milanit për përforcimet që do të bëjë në mbrojtje gjatë merkatos së verës. Spanjolli ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A me bardhekaltrit, duke përfunduar në radarin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe Milan.

Max Allegri e pëlqen shumë qendërmbrojtësin spanjoll, i cili është produkt i Real Madridit dhe tani mund të thuhet që është në kulmin e karrierës dhe është gati për të bërë hapin e madh.

Kontrata e Gila me kryeqytetasit skadon në vitin 2027 dhe për të mos rrezikuar për ta humbur si lojtar të lirë një vit më pas, Lazio është e detyruar të pranojë largimin e tij këtë verë. Vlera në treg e Mario Gila llogaritet te 30 milionë euro, por Milan shpreson të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas për shifrën 22-25 milionë euro.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që kuqezinjtë të ofrojnë dhe ndonjë lojtar të tyren për ta bërë më të përballueshëm koston e operacionit për transferimin e Mario Gila.

The post Zgjedhje e Allgerit, Milan gjen qendërmbrojtësin që i mungon te rivalët e Serie A. 25 vjeç dhe kushton 30 milionë euro appeared first on Telesport.