LDK nuk i mbanë fjalët: Përsëri rrahje brenda partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme të partisë për zgjedhjen e kryetarëve në degë dhe nëndegë të komunave.

Por, kësaj partie siç duket zgjedhjet nuk po i shkojnë mirë.

Burime të sigurta i kanë thënë lajmi.net se ka ndodhur një rrahje midis anëtarëve të LDK-së në fshatin Koshare të Ferizajit.

Një përleshje mes anëtarëve të LDK-së ka ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor edhe në qytetin e Mitrovicës ku i pranishëm ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Incidente ka pasur edhe në një nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Para disa ditëve deputeti i LDK-së, Arben Gashi pati premtuar se s’ka ma rrehje në LDK.