Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili tha se nuk ka Zajednicë përgjatë kohës së tij në krye te vendit.
Behrami tha se në këto 5 vite, kryeministri e ka pranuar më pak se tri herë Zajednicën dhe me zotimin në letër.
“Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërsa, implementimin e saj e ka filluar që nga nënshkrimi i saj në Ohër. Ama, zotimin në letër, me nënshkrim, me logo dhe vulë të shtetit të Kosovës e ka dhënë në këtë dokument! Ti vazhdo me rima e me algjebra, ama dëmet që ia ke bërë Republikës së Kosovës janë të pariparueshme!”, shkruan në reagimin e Behramit










