Kane feston golin e 50-të në Champions dhe paralajmëron Real Madridin: Nuk kemi frikë nga askush

Bayern Munich tremb Real Madridin, pasi eliminoi Atalantën në 1/8 e Champions League me rezultatin total historik 10-2 (1-6 dhe 4-1). Protagonist ishte Harry Kane, i cili shënoi golin e 50-të në Champions. Ai realizoi nga penalltia dhe më pas një perlë të vërtetë:

“Ishte, ndoshta, goli im më i bukur në Champions. Po përpiqem të kujtoj të tjerë, por është ndër të preferuarit e karrierës sime. Mënyra si u zhvillua aksioni, lëvizja ime…, ishte kombinim i gjithë stërvitjes dhe teknikës. Ishte diçka shumë speciale”.

Trajneri Vincent Kompany u shpreh me humor: “Nuk ka meritë trajneri. Ai është në një moment fantastik. Edhe golat e shëmtuar më gëzojnë njësoj”.

Kane, me 47 gola në 39 ndeshje këtë sezon, paralajmëroi gjysmëfinalen: “Do jetë e vështirë. Kur përballesh me Realin, duhet të luftosh. Jemi gati. Nuk kemi frikë nga askush, edhe pse do jetë e komplikuar”.

 

The post Kane feston golin e 50-të në Champions dhe paralajmëron Real Madridin: Nuk kemi frikë nga askush appeared first on Telesport.