Bilanc i zi për Galatasaray / Lang operohet pas dëmtimit tronditës në dorë, frakturë për Osimhen

Gjatë natës, në Liverpool, Noa Lang, sulmuesi i Galatasaray, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë, pasi mbrëmjen e djeshme u përplas me tabelat reklamuese pas portës së “Reds”, duke pësuar një plagë të rëndë.

© Getty Images

Lang humbi shumë gjak dhe u transportua menjëherë në spital, ku u operua gjatë natës në prani të stafit mjekësor të klubit turk, i cili tashmë po punon me avokatët dhe synon të bëjë kallëzim. UEFA mund të hapë një hetim. Në bilancin e mbrëmjes së zezë në “Anfield”, për Galatasaray është edhe dëmtimi i Victor Osimhen, i cili ka pësuar frakturë në krahun e djathtë:

© instagram

“Lojtari ynë Victor Osimhen, që mori një goditje në krah gjatë pjesës së parë, nuk mundi të luante në pjesën e dytë për shkak të rrezikut të frakturës, siç rezultoi nga ekzaminimet në pushim. Pas ndeshjes, vizita në spital konfirmoi frakturë në parakrahun e djathtë, për të cilën iu vendos allçi. Vendimi për një operacion të mundshëm do merret në ditët në vijim”.

© Getty Images

The post Bilanc i zi për Galatasaray / Lang operohet pas dëmtimit tronditës në dorë, frakturë për Osimhen appeared first on Telesport.