Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 19.03.2026, kryeministri Albin Kurti tha se bartja e kësaj Zyre synon forcimin e përkujdesjes institucionale për këto kategori të dala nga lufta.
Sipas Ligjit nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, Zyra për çështjet e kategorive të dala nga lufta vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) dhe është organ qeveritar që bashkërendon dhe koordinon aktivitetet për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së.
Kjo Zyrë mban Regjistrin Qendror për dëshmorët e kombit, invalidët e UÇK-së, veteranët, pjesëtarit të UÇK-së dhe për të internuarit e UÇK-së, viktimat civile dhe invalidët civil të luftës, sipas Listës së personave të kategorive të përcaktuara me ligj.










