Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, shpreson që Lisandro Martinez të rikuperojë në kohë për ta patur në dispozicion për pjesën e fundit të sezonit. Mbrojtësi nuk do të luajë të premten në ndeshjen ndaj Bournemouth.
Martinez ka qenë jashtë që nga fitorja 1-0 e United kundër Everton në shkurt. Lëndimi i argjentinasit, fillimisht nuk besohej të kishte qenë serioz në fillim, por ai ende nuk është rikthyer dhe mungesa e tij është ndier shumë.
Stafi mjekësor synon që ai të jetë gati për ndeshjen ndaj Leeds, atë pas pushimit ndërkombëtar. Ndërkohë, Mason Mount dhe Noussair Mazraoui do të jenë në dispozicion kundër “Cherries” ditën e premte.
“Fundi i sezonit është gjithnjë i vështirë, ndaj kam nevojë për të gjithë lojtarët. Shpresoj që ky ritëm i mirë të vazhdojë deri në fund dhe Manchester United të rikthehet në Champions”, tha Carrick.
The post Carrick: Të vazhdojmë kështu, kam nevojë për të gjithë lojtarët për të shkuar në Champions appeared first on Telesport.










