“Gjithmonë luaj vetëm…”; Leao shpërtheu ndaj Pulisic dhe Allegri i dha të drejtë

Përtej dëmit të humbjes, ekzistonte rreziku që të krijohej një situatë që mund ta përçante dhomën e zhveshjes kuqezi. E vetmja gjë pozitive që Milani mori nga ndeshja me Lazion ishte qartësimi mes Pulisic dhe Rafa Leao. Portugezi ishte më shumë i zëshëm për daljen e tij polemizuese nga fusha sesa lojën e tij.

Rafa shpërtheu gjatë zëvendësimit, duke refuzuar fillimisht përqafimin e Allegrit. Arsyet e zemërimit u zbuluan. Leao ishte i irrituar me shokët e skuadrës, veçanërisht Pulisic dhe Pavlovic, për mungesën e pasimeve. “Duhet të pasohet saktë topi, mister”, – shpërtheu ai pas një pasimi të humbur nga amerikani, me Max që e mbështeti: “Ke të drejtë, por qetësohu tani”.

Leao refuzoi përqafimin dhe goditi me këmbë dhe grushte pankinën: “Gjithmonë luaj vetëm dhe askush nuk thotë asgjë, mamamia… Gjithmonë e njëjta gjë”. Pas ndeshjes, portugezi dhe amerikani u qartësuan dhe shtrënguan duart. Milani humbi mundësinë për t’u afruar në -5 pikë nga Interi, por shmangu një krizë të brendshme, duke rikthyer qetësinë në Milanello.

 

The post “Gjithmonë luaj vetëm…”; Leao shpërtheu ndaj Pulisic dhe Allegri i dha të drejtë appeared first on Telesport.