Bonino, gruaja zbulon bisedën intime me Valverde para “show”-t ndaj Manchester City

Mina Bonino, partnerja e Fede Valverde, zbuloi në “Barro TV” një moment shumë personal nga nata para paraqitjes spektakolare të mesfushorit uruguajan kundër Manchester City në Champions League. Ajo tregoi se gjithçka nisi me një dëshirë të thjeshtë nga Valverde: “Atë natë më tha se shpresonte për një gol nesër”. Dëshirë që më pas u kthye në një mbrëmje magjike, ku kapiteni i “Los Blancos” realizoi tre gola.

Bonino shtoi edhe përgjigjen e saj, që sot duket si një “parashikim”: “Le ta ëndërrojmë, le të shtrihemi, ta ëndërrojmë shumë, ta mendojmë shumë…” Fjalë që, sipas saj, tregojnë besimin dhe përqendrimin që parapriu atë performancë të jashtëzakonshme të uruguajanit.

Rrëfimi i saj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar anën njerëzore pas suksesit në fushë. Nga një bisedë intime në shtëpi deri te një mbrëmje historike në Champions League, historia e Valverde është dëshmi se besimi dhe mentaliteti luajnë rol vendimtar në momentet e mëdha.

The post Bonino, gruaja zbulon bisedën intime me Valverde para “show”-t ndaj Manchester City appeared first on Telesport.