Raphinha, MVP i ndeshjes: Me tifozët kështu, është e vështirë të na mundin në shtëpi

Raphinha, i shpallur MVP nga UEFA në Barça-Newcastle (7-2), pas dy golave, dy asistimeve dhe penalltisë së fituar, që e realizoi Yamal, vlerësoi mbështetjen e tifozëve për kualifikimin në çerekfinalet e Champions League dhe ndau meritat: “Është falë shokëve të skuadrës. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin për Barçën. Mund të ketë qenë nata e parë e madhe në ‘Camp Nou’, me këtë atmosferë. Me tifozët që na mbështesin kështu për 90 minuta, është e vështirë të na mundin në shtëpi”.

Për ndeshjen, që në pushim ishte 2-2, pas 1-1 në vajtje, u shpreh: “E dinim që duhej ta kontrollonim lojën në pjesën e dytë. Humbëm shumë topa në të parën ndaj një skuadre shumë intensive. Ishte e vështirë fizikisht, anglezët janë jashtëzakonisht të fortë. Nga përvoja në Premier League e njihja këtë nivel”.

Për çerekfinalet: “Fillimisht Rayo, pastaj mendojmë për të tjerat”. Për penalltinë: “Varet nga besimi i momentit. Lamine donte ta gjuante dhe bëri shumë mirë”.

The post Raphinha, MVP i ndeshjes: Me tifozët kështu, është e vështirë të na mundin në shtëpi appeared first on Telesport.