Liverpool me fitore bindëse dhe vazhdon rrugëtimin. Bayern nuk njeh mëshirë, Atletico kryen me sukses misionin (video)

Pas Barcelonës, tri ekipet e fundit që sigurojnë biletën për në çerekfinalet e Champions League janë: Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Liverpool ka lënë pas humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Stamboll ndaj Galatasaray-it dhe ka fituar në ndeshjen e kthimit 4-0 në “Anfield”. Sfida u zhbllokua falë golit të Dominik Szoboszlai në minutën e 25-të. Hungarezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zone pas një pasimi të marrë nga Alexis Mac Allister nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Salah gaboi nga penalltia. Pjesa e dytë foli e gjitha për të kuqtë, të cilët shënuan 3 gola brenda 10 minutash me Hugo Ektike 52′, Ryan Gravenberch 52′ dhe Mohamed Salah 62′.

Pas fitores 1-6 në Bergamo, Bayern Munich ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantës me shifrat 4-1. Dopietë e Harry Kane, një nga golat nga penalltia në pjesën e parë. Golat e tjerë u shënuan nga Lennart Karl dhe Luis Diaz në pjesën e dytë. Golin e nderit për italianët e shënoi Lazar Samardzic në minutën e 86-të.

Në Londër, Tottenham-Atletico fitoi 3-2 ndaj Atletico Madridit, por duke qenë se “Colchoneros” kishin fituar 5-2 në ndeshjen e parë, janë ata që kualifikohen për më tej. Për anglezët shënuan Kolo Muani dhe dopietë nga Xavi Simons, spanjollët barazuan përkohësisht dy herë me golat e Julian Alvarez dhe David Hancko.

SHIKOGOLAT

The post Liverpool me fitore bindëse dhe vazhdon rrugëtimin. Bayern nuk njeh mëshirë, Atletico kryen me sukses misionin (video) appeared first on Telesport.