Spektakël në “Camp Nou”, Newcastle i kundërpërgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Barcelonës (video)

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Newcastle në “Camp Nou” ka dhuruar një spektakël të vërtetë, ku janë shënuar 4 gola, por ende pa fitues, pasi shifrat janë 2-2.

Katalanasit gjetën avantazhin pas një aksioni që nis nga këmbët e Lamine Yamal dhe asistit të Fermin Lopez, ishte braziliani Raphinha që dërgoi topin në rrjetë, që në minutën e 6-të.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e “Qymyrxhinjve”, të cilët barazuan shifrat në minutën e 15-të me anë të Antony Elanga, pas asistit të Leëis Hall. Kujtojmë që Elnaga u transferua verën e kaluar nga Nottingham Forest për 62 milionë euro.

Në minutën e 18-të, Raphinha kroson nga goditja e dënimit brenda në zonë, Gerard Martin asiston me kokë, Marc Bernal dërgon topin në rrjetë dhe i jep sërish avantazhin 2-1 Barcelonës.

Në minutën e 28-të, sërish kundërsulm i shpejtë i “Qymyrxhinjve”, të cilët barazojnë shifrat 2-2, sërish me Antony Elanga, këtë herë pas asistit të Harvey Barnes.

Në minutën e 38-të, “Qymyrxhinjtë” pretendojnë për penallti, pas një kontakti në zonë mes Joao Cancelo dhe Elanga. Pas ndërhyrjes së VAR dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri vijoi lojën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 2-2.

SHIKOGOLAT

The post Spektakël në “Camp Nou”, Newcastle i kundërpërgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Barcelonës (video) appeared first on Telesport.