Nëse Dusan Vlahovic duket shumë pranë rinovimit, Juventusi po punon për ta revolucionarizuar sulmin në sezonin e ardhshëm. Performancat e David dhe Openda po e shtyjnë klubin të eksplorojë alternativa për t’i dhënë Spallettit përforcime që garantojnë konkurrencë në nivelet më të larta, në Serie A dhe Europë. Bëhet fjalë për dy emra të rinj, por edhe të njohur për bardhezinjtë.
Për Kolo Muani, situata është më konkrete. Ai luajti 6 muaj te Juve, sezonin e kaluar (22 ndeshje, 10 gola), duke lënë kujtime shumë pozitive. Klubi donte ta mbante, por negociatat me PSG dështuan dhe ai shkoi te Tottenham. Në qershor rikthehet te PSG, që dëshiron ta shesë përfundimisht, pasi nuk është në planet e Luis Enrique.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ideja është shkëmbimi me Jonathan David, me vlerë rreth 40 milionë euro secili. Ndërkohë, Joshua Zirkzee rikthehet si opsion. Agjenti Kia Joorabchian e ka propozuar te Juve: “Nëse e doni, mund të bëhet”. Kushton rreth 25 milionë euro. Nëse largohet Openda, pista bëhet konkrete.
The post Juve, sakrificë e dyfishtë për “revolucionin” në sulm. Ja strategjia “2×2” në merkato appeared first on Telesport.








