Yildiz: Kurrë nuk kam luajtur për para. Ja pse i thashë lamtumirë Bayernit pas 11 vitesh

“Nuk kam luajtur kurrë për para, por për t’u përmirësuar. Gjithmonë kam menduar se paratë janë pasojë”. Kështu, ylli i Juventusit, Kenan Yildiz, shpjegon transferimin në Torino në intervistën për “Corriere dello Sport”.

“Këtë pjesë e menaxhon familja ime. Unë thjesht iu kam thënë prindërve se te Juve jam dhe kam qenë shumë mirë. Jam këtu prej katër vitesh dhe të gjithë më kanë treguar besim të madh, atë që më mungoi te Bayerni”, – shtoi turku.

Për këtë arsye u largove? Ja si përgjigjet Yildiz: “Jo për para, nuk kishte probleme të tilla. Kam qenë atje 11 vite dhe kurrë nuk e ndjeva besimin e tyre, gjithmonë ishte dikush më i mirë se unë. Ishte e lehtë, do të thoja natyrale të largohesha”.

Sezoni 2025/26 i Yildiz me Juventusin është i jashtëzakonshëm: 39 paraqitje në total, 3167 minuta, 10 gola dhe 10 asistime, me 4 kartonë të verdhë. Në Serie A: 28 ndeshje, 9 gola dhe 7 asiste në 2315 minuta. Në Champions League: 10 ndeshje, 1 gol dhe 3 asiste në 768 minuta. Në Kupën e Italisë: 1 ndeshje, 84 minuta, pa kontribute direkte.

The post Yildiz: Kurrë nuk kam luajtur për para. Ja pse i thashë lamtumirë Bayernit pas 11 vitesh appeared first on Telesport.