Lautaro Martinez ushqen ëndrrën e tij, por edhe të tifozëve, për t’u kthyer te Racing. Në një intervistë për “Racing Radio”, sulmuesi dhe kapiteni i Interit tha: “Një ditë isha në ‘Tita’ (qendra stërvitore e klubit në Avellaneda). Isha në Argjentinë për një grumbullim të kombëtares, një shok i vëllait tim luante te skuadra e rezervave dhe e shoqërova. Atje takova Gustavo Costas (trajnerin e Racing) dhe të tjerët”.
Çfarë të thanë?
Më pyetën si po shkoja dhe nëse kisha plane për t’u rikthyer. Më pyesnin nëse do kthehesha pas Botërorit.
U përpoqën të të bindnin?
Po, po. Është herët, por dëshira për t’u rikthyer te Racing ekziston gjithmonë, për gjithçka që kam përjetuar këtu dhe sepse më lejoi të bëja atë që po bëj tani. Kam bërë sakrifica, por ata më ndihmuan shumë.
The post Lautaro: Dëshira ime për t’u rikthyer te ky klub ekziston gjithmonë appeared first on Telesport.










