BIK njofton kohën e faljes së namazit të Fitër Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se dita e parë e Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026.

Namazi i Bajramit falet në ora 06:18 në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa programi fillon me namazin e sabahut në ora 05:03, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.