Arsenal vazhdon momentin magjik këtë sezon, duke mposhtur 2-0 Bayer Leverkusen në sfidën e kthimit të Champions League dhe avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Sporting. Golat e Eberechi Eze dhe Declan Rice vendosën fitoren e “topçinjve”.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, komentoi rezultatin dhe arritjen e tyre evropiane: “E filluam ndeshjen shumë mirë, ishim të rrezikshëm nga çdo këndvështrim. Portieri i tyre i mbajti në lojë dhe na duhej një moment magjie nga Eberechi Eze për të thyer barazimin”.
“Pastaj, në pjesën e dytë, loja e Declan Rice na dha mundësinë të fitonim ndeshjen. Ne patëm katër ose pesë raste ku duhet të kishim shënuar një gol të tretë, por në përgjithësi e meritonim plotësisht të fitonim dhe të arrinim në çerekfinale“, shtoi Arteta.
Ai foli edhe për ndikimin që Eze ka pasur që nga ardhja e tij verën e kaluar: “Eze luan çdo tre ditë, ai ka shpejtësi, ka mirëkuptim me shokët e tij të ekipit dhe kjo është arsyeja pse është këtu”.
“Ai po ndërton një raport me të gjithë ata dhe kur fillon të bësh diferencën në momentet kyçe të ndeshjeve, vetëbesimi yt rritet. Declan ishte i jashtëzakonshëm, ai dhe i gjithë ekipi: mënyra se si ata hidhen në çdo top dhe pasioni që tregojnë është i jashtëzakonshëm“, tha Arteta.
The post Arteta: E meritonim kualifikimin, Eze është magjik dhe kjo është arsyeja pse luan me ne appeared first on Telesport.










