Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli për mediat në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League që “reds” do të luajnë në fushën e tyre kundër Gallatasaraj. Turqit e fituan 1-0 në Stamboll sfidën e parë.
“Mezi presim të zbresim në fushë. Kemi fituar të drejtën për të qenë këtu dhe tani duam të arrijmë në çerekfinale. Mezi presim të provojmë të fitojmë në stadiumin tonë, me tifozët tanë“, tha Slot.
“E dimë se në fushën tonë mund të bëjmë diferencën, ndaj nuk duam t’i zhgënjejmë tifozët. Nuk do të jetë e lehtë, këtë gjë e mirë, por kemi bindjen se mund t’ia dalim mbanë”, tha trajneri i Liverpool.
Ai foli për Szoboszlait: “Ai është mesfushor dhe duhet të luajë në mesfushë. Fakti që ai mund të luajë në pozicione të tjera na ka lejuar të kompensojmë mungesat e shumta që kemi pasur, por pozicioni i tij ideal mbetet ai i mesfushorit.”
The post Slot: Në fushën tonë mund të bëjmë diferencën ndaj Gallatasaraj, nuk duam t’i zhgënjejmë tifozët appeared first on Telesport.










