Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike me aksion në ARBK

Një aksion është duke u zhvilluar aktualisht nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vendngjarje janë parë automjete të Policisë së Kosovës, si dhe zyrtarë policorë të pozicionuar në hyrje të agjencisë.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në këtë institucion.