Vendimtar në ndeshjen e parë, vendimtar edhe në kthim. Khvicha Kvaratskhelia ishte protagonist i fitores së PSG ndaj Chelsea, duke shënuar në të dyja përballjet e 1/8 finale të Champions League. Ish-lojtari i Napolit foli për “Sky” në fund të ndeshjes:
“Ndihem mirë, ishte një fitore e rëndësishme për ne sonte. Jemi shumë të lumtur që e mundëm Chelsea në këtë mënyrë, bëmë një paraqitje të madhe.
Unë përpiqem të punoj çdo ditë dhe shokët e skuadrës janë të jashtëzakonshëm, është kënaqësi të luaj me ta. Sonte shënova dhe jam i lumtur, por natyrisht ndihem shumë më i lumtur për fitoren.
Luis Enrique ka qenë gjithmonë pranë meje, mësoj shumë prej tij, dua të jap gjithçka në fushë”.
The post Kvaratskhelia, “fanari” i PSG-së: Të lumtur që mundëm Chelsea në këtë mënyrë appeared first on Telesport.










