Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka komentuar fitoren 2-1 ndaj Manchester City, që i dha mundësi ekipit të tij të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League: “Kartoni i kuq i Bernardo Silvës ndryshoi gjithçka”.
“Një karton që erdhi shumë herët. Më duhet të pranoj se pas atij momenti për ne ishte shumë më e lehtë ta menaxhonim ndeshjen. Patëm disa raste për të shënuar dhe për ta përfunduar ndeshjen më herët“, tha Arbeloa.
Duke folur për gjendjen e Courtois dhe Mbappé, ai tha: “Courtois ka një problem të vogël, vendosëm të mos e rrezikonim duke pasur parasysh se kemi derbin kundër Atlético Madrid që po afron. Mbappé u rikthye në lojë dhe po rifiton formën e tij më të mirë fizike, por e pashë të performonte mirë.”
“Vinicius? Ai nuk ishte shumë me fat, por ishte spektakolar: një kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarët dhe një lojtar kyç për ne”, tha Arbeloa, duke folur për sulmuesin brazilian, që realizoi dy golat e fitores.
The post Arbeloa i sinqertë: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, për ne u bë më e lehtë të menaxhonim ndeshjen appeared first on Telesport.










