Për Michael Carrick, ekziston një lojtar që nuk mund të shitet te Manchester United dhe ai mban shiritin e kapitenit. Ky lojtar është Bruno Fernandes, mesfushori portugez i cili sapo arriti 16 asiste në Premier League, duke tejkaluar rekordin e David Beckham për sezonin 1999/2000.
Këtë verë, është e paqartë nëse portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”, mes thashethemeve për 31-vjeçarin se ai mund të largohet. Një vit më parë, ai refuzoi një ofertë të madhe nga Al Hilal, ndërsa kontrata e tij tani është deri në vitin 2027 dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 66 milionë eurosh.
Trajneri i “djajve të kuq” Michael Carrick komentoi situatën e lojtarit të tij, duke thënë: “Lidhur me klubin dhe planet e ardhshme, është e vështirë për mua të hyj në shumë detaje. Bruno është një lojtar që nuk duam ta humbasim, kaq mund të them. Ai është sigurisht thelbësor për ne“.
The post Carrick mesazh klubit për të ardhmen e kapitenit: Është thelbësor për ne, nuk duhet ta humbasim appeared first on Telesport.










