Në “Jose Alvalade” të Lisbonës po luhet ndeshja e kthimit mes Sporting dhe Bodo/Glimt, për të përcaktuar zyrtarisht çerekfinalistin e parë në Champions League. Ndeshja e parë është mbyllur 3-0 në favorin e norvegjezëve.
Pjesa e parë në Lisbon është mbyllur 1-0 për vendasit, falë golit të Gonçalo Inacio në minutën e 34-të. Qendërmbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi të Trincao. Kujtojmë se Inacio është lojtari i Sporting më i kërkuar nga klubet e tjera.
Për qendërmbrojtësin 24-vjeçar ka interes të madh nga Barcelona, PSG dhe klubet e Premier League. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për portugezët, të cilët do të kenë edhe 45 minuta të tjera në dispozicion për të bërë përmbysjen e madhe. Ndërsa norvegjezët janë 45 minuta larg historisë, pasi do të jetë hera e parë në historinë e tyre nëse do të kualifikohen për në çerekfinale.
The post Në Lisbon nuk janë dorëzuar, vendos goli i futbollistit më të kërkuar në merkato për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.










