Janë bërë pishman, te Real Madrid po punojnë për rikthimin e bujshëm. Sot është një nga 5 më të mirët në botë në krahun e tij

Duke qenë se Dani Carvajal do të largohet në fund të sezonit, drejtuesit e Real Madrid po shqyrtojnë disa emra për të gjetur një zëvendësues perfekt për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke parë edhe vështirësitë e shumta që ka treguar Alexander Arnold në sezonin e tij të parë te “Los Blancos”, pa harruar këtu edhe dëmtimet e vazhdueshme të anglezit.

Një nga emrat që pëlqehet shumë në Madrid është Achraf Hakimi, produkt i “Los Blancos” por që nuk pati mundësinë të tregonte cilësitë e tij në ekipin e parë. Pas një huazimi të Borussia Dortmund për dy vite, u shit tek Inter për 43 milionë euro dhe vetëm pas një sezoni u largua për te PSG për 68 milionë euro. Në Paris, Hakimi ka treguar aftësi të jashtëzakonshme, duke u bërë një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë dhe protagonist absolut në trofertë e shumtë që ka fituar PSG.

Marokeni është nën kontratë deri në vitin 2029 me PSG-në dhe largimi i tij nga francezët duket i vështirë për të ndodhur, aq më tepër duke ditur marrëdhënien e tensionuar mes dy klubeve. Por, drejtuesit e Real Madridt beosjnë se në rast dëshire të vetë lojtarit për t’u rikthyer te “Los Blancos”, atëherë transferimi i tij do të jetë mëse i mundur. Vlera aktuale e Hakimit në treg llogaritet te 80 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt, por me siguri që PSG do të kërkojë më shumë për të hequr dorë prej tij.

The post Janë bërë pishman, te Real Madrid po punojnë për rikthimin e bujshëm. Sot është një nga 5 më të mirët në botë në krahun e tij appeared first on Telesport.