Pavarësisht se është përfolur shumë për një rinovim të mundshëm mes Christian Pulisic dhe Milanit, deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Kontrata e amerikanit skadon në qershor të vitit 2027 dhe në këtë situatë, duke ditur që rrezikon shumë ta humbë si lojtar të lirë një vit më pas, Milan mund të heq dorë prej Pulisic gjatë verës së ardhshme.
Për amerikanin ka një interes të madh në Premier League, ku e duan klube si Tottenham, Aston Villa dhe West Ham. Duke qenë se Premier League është anjë ambient që e njeh mjaft mirë, pasi ka qenë më parë pjesë e Chelsea-t, shto këtu dhe eksperiencën që ka fituar te Milan, e bëjnë 27-vjeçarin një opsion tërheq për ekipet angleze që duan të forcojnë krahët e sulmit.
Sipas burimeve të ndryshme nga Anglia, Milan do të hiqte dorë prej Pulisic për shifrën 75 milionë euro. Një shifër disi befasuese, duke ditur që amerikani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe mund të ndodhë që të mos pranojë largimin këtë verë dhe të largohet si lojtar i lirë një vit më pas.
Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është Christian Pulisic do të jetë një nga lojtarët protagonistë gjatë verës së ardhshme. Shanset për largimin nga kuqezinjtë janë gjithmonë e në rritje.
The post Milan gati të “sakrifikojë” Pulisic, shifra e kërkuar për amerikanin është befasuese appeared first on Telesport.










