Haaland mbetet jashtë podiumit, Muriqi i teti. Surpriza vjen nga Turqia. Ja 10 golashënuesit më të mirë në Europë

Kur mbeten pothuajse 6-8 javë nga fundi në ligat kryesore në Europë, gara për “Këpucën e Artë” sa vjen dhe po bëhet shumë e fortë. Në krye te renditjes vazhdon të qëndrojë Harry Kane, me 30 gola të shënuar. Kylian Mbappe po ashtu vazhdon të qëndrojë në vend të dytë, me 23 gola të shënuar.

Në vend të tretë është ngjitur Luis Suarez i Sporting Lisbon me 23 gola të shënuar. Bië në sy mungesa e Erling Haaland në podium, norvegjezi i Manchester City renditet në vendin e pestë. Një emër surprizes në dhjetëshen më të mirë është ai i Paul Onuachu, sulmuesit nigerian të Trabzonspor, i cili ka shënuar 21 gola këtë sezon. Vedat Muriqi po ashtu është pjesë e dhjetëshes më të mirë, duke u renditur në vendin e tetë.

Golashënuesit më të mirë në kontinent:

1) Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) – 30 gola në 25 ndeshje (1,977 minuta)

2) Kylian Mbappé (27 vjeç / Real Madrid / Francë) – 23 gola në 23 ndeshje (2,028 minuta)

3) Luis Suárez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) – 23 gola në 24 ndeshje (2,044 minuta)

4) Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) – 22 gola në 25 ndeshje (2,003 minuta)

5) Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 22 gola në 29 ndeshje (2,419 minuta)

6) Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) – 21 gola në 22 ndeshje (1,887 minuta)

7) Vangelis Pavlidis (27 vjeç) i vjetër / Benfica / Greqi) – 21 gola në 26 ndeshje (2,214 minuta)

8) Vedat Muriqi (31 vjeç / Real Mallorca / Kosovë) – 18 gola në 27 ndeshje (2,237 minuta)

9) Igor Thiago (24 vjeç / Brentford / Brazil) – 18 gola në 29 ndeshje (2,477 minuta)

10) Ayoub El Kaabi (32 vjeç / Olympiakos / Marok) – 17 gola në 21 ndeshje (1,652 minuta)

The post Haaland mbetet jashtë podiumit, Muriqi i teti. Surpriza vjen nga Turqia. Ja 10 golashënuesit më të mirë në Europë appeared first on Telesport.