Arbeloa do të jetë trajneri i përhershëm i Real Madridit? Zbulohet kushti i vënë nga drejtuesit e klubit, në rast se arrihet…

Nëse para një jave të gjithë ishin të bindur se Alvaro Arbeloa do të largohej nga drejtimi i Real Madridit në fund të këtij sezoni, situata tashmë ka ndryshuar. Fitorja 3-0 ndaj Manchester City në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe perfomanca e skuadrës në ndeshjet e fundit ka rritur ndjeshëm besimin e drejtuesve të klubit ndaj Arbeloa-s.

Po ashtu fakti që Arbeloa ka treguar besim të madh ndaj talenteve të reja të klubit, duke aktivizuar në ekipin e parë emra si Thiago Pitarch, Daniel Yanez ose Manuel Angel, duke sjellë kështu freski dhe energji, është një tjetër pikë në favorin e tij për t’i besuar drejtimin e përhershëm të klubit. Por, kriteri vendimtar që do të përcaktojë fatin e Arbeloa-s është suksesi në La Liga ose në Champions League.

“Defensa Central” bën me dije në rast se Real Madrid fiton kampionatin ose Champions League, atëherë shanset që Arbeloa të qëndrojë në krye të klubit janë shumë të mëdha. Tashmë mund të thuhet me plot gojën se Arbeloa është një kandidaturë e fortë dhe serioze për të marrë drejtimin e përhershëm të Real Madridit.

The post Arbeloa do të jetë trajneri i përhershëm i Real Madridit? Zbulohet kushti i vënë nga drejtuesit e klubit, në rast se arrihet… appeared first on Telesport.