Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të martën një person të dyshuar me incialet A.B.
A.B. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shpëlarje e parave”.
“I njëjti dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Republikën e Gjermanisë dhe në Republikën e Kosovës, i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij”, thuhet në njoftim.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.










