Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Igor Mitiqin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Mitiq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Gjatë ditës së sotme, në pozitën e zëvendësministrit të Ministrinë për Komunitete dhe Kthim u emërua edhe Lulzim Hetemi.










