Lidhja e Bizneseve të Kosovës e konsideron si një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe inkurajues për ekonominë e vendit vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës.
Përmes një komunikate, Lidhja e Bizneseve thekson se këto masa, të cilat ishin në fuqi për një periudhë të caktuar, u vlerësuan si të padrejta dhe me ndikim negativ për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke kufizuar qasjen në fonde dhe duke penguar projekte të rëndësishme zhvillimore.
“Heqja e tyre pritet të krijojë një klimë më të favorshme për investime, të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik me partnerët ndërkombëtarë dhe të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës thekson rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të partneritetit me institucionet evropiane, në mënyrë që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm dhe integrim i mëtejmë në tregjet evropiane”, thuhet më tej.










